Politike

Mandatet/ Balla: PD dhe LSI duan të bllokojnë SPAK dhe BKH

19 Shkurt 2019, 11:50 Nga DOSJA
Mandatet/ Balla: PD dhe LSI duan të bllokojnë SPAK dhe BKH

ELBASAN– Partia Socialiste ka mbledhur strukturat në Elbasan në kuadër të organizimit lokal para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka folur gjatë takimit edhe për çështjen e mandateve të opozitës, duke e cilësuar si një përpjekje për të bllokuar Prokurorinë Speciale, SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës

Zgjedhjet Vendore do të zhvillohen me 30 qershor 2019. Konkurenti yne ne keto zgjedhje si gjithmone eshte organizimi yne elektoral.  Sa me të organizuar ne, aq me i mire rezultati.  Diferenca jone me kundershtarët politike eshte e madhe. Ne kemi plot modele te qeverisjes vendore.

Shqiptaret ne 2017 na dhane nje mandat per te cuar perpara Drejtesine e Re. Bojkoti i radhes i pD dhe lsi i maskuar si djegie mandatesh eshte perpjekja e radhes per te bllokuar SPAK dhe BKh. Te enjten ne votojme ne seance plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojne institucionet.

Është e rëndësishme të bëhet e qartë për liderat e opozitës që nëse ata vazhdojnë të përbuzin Parlamentin dhe mjetet demokratike, e vetmja gjë që do të arrijnë është distancimin e mëtejshëm të elektoratit prej tyre. Kjo sjellje është e papranueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk mbështesin as metodat e dhunshme dhe as këtë lloj retorike. Debati politik duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore, pikë së pari brenda Parlamentit.

Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë. Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti.

Ditën e djeshme grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe ai i Lëvizjes socialiste për Integrim, vendosën që të djegin mandatet, si rruga e vetme e përballjes me qeverinë.(Lexo këtu)Ky vendim erdhi pas protestës së 16 shkurtit, ndërsa opozita tha se pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe vendosmëria e tyre kundër qeverisë, u diktoi atyre djegien e mandateve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elbasan mandatet spak taulant balla elbasan mandatet spak taulant balla

Sondazh

Poll