Politike

350 mijë dollarë për të vëllain/ Spiropali: Padi në gjykatë për gojështhururit

19 Shkurt 2019, 11:58 Nga DOSJA
350 mijë dollarë për të vëllain/ Spiropali: Padi

TIRANE- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Boldnews, ku thuhej se i vëllai i Spiropalit ka përftuar 350 mijë USD, nga tenderat e Ujësjellësit të Fierit.  (Lexo këtu)  

Spiropali thotë se kjo është e gjitha një porosi e Sali Berishës dhe se vëllai i saj kurrë nuk ka përfituar asnjë fond publik. Ajo shton se vëllai i saj tashmë është bërë mish për top dhe se padia do të shkojë tashmë në Gjykatë.

“Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.”, shprehet Spiropali. 

Reagimi i plotë i Spiropalit:

E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin! Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali investigimi tenderat enki spiropali elisa spiropali investigimi tenderat enki spiropali

Sondazh

Poll