Politike

Masat për 19 të arrestuarit e protestës, PD: Ishte gjyq politik, Florenc Hoxha u dhunua në sy të fëmijëve (VD)

19 Shkurt 2019, 15:21 Nga DOSJA
Masat për 19 të arrestuarit e protestës, PD: Ishte gjyq politik,

Deputetët e Partisë Demokratike kanë komentuar vendimin e Gjykatës për masat e dhëna për 19 personat e arrestuar pas përfundimit të protestës së opozitës. Në një deklaratë për mediat kryetari i grupit parlamentar të PD-së,  Edmond Spaho u shpreh se proçesi gjyqësor ishte politik, pasi sipas tij nuk kishte asnjë provë për prishje të pronës publike.

Sikurse e vutë re edhe ju ishte një proçes i mirëfilltë politik që më kujtoi ato procceset gjyqësore të diktaturës. Të gjithë të pandehurit deklaruan se ishin në protestë dhe protestonin kundër qeverisë së Edi Ramës, në emër të tyre, të familjeve të tyre për një të ardhme më të mirë. Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht. Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje te pronës publike, mosrespektim të forcave të rendit dhe prishje të qetësisë publike. Në një kohë që aty është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit.

Në asnjë rast nuk pati konfrontim mes policisë dhe qytetarëve. I dënoj me forcë këto veprime të policisë dhe prokurorisë. FNSH-ja me maska e tërhoqën hoqën zvarrë dhe ushtruan dhunë ndaj Florenc Hoxhës në sy të familjes dhe të dy fëmijëve të vegjël. Të pandehurit kërkuan të merrnin pjesë në protestën e ditës së enjte. I bëj thirrje qytetarëve të jenë edhe më shumë në protestë për ta rrëzuar Edi Ramën,”– tha Spaho.

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Hoxhën, ‘Ujkun e Cërrikut’ dhe 4 persona të tjerë. (Lexo këtu) 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond spaho florenc hoxha protesta e opozites 16 shkurt edmond spaho florenc hoxha protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll