Politike

“Mandatet”/ Rama mesazh opozitës: E bëni se keni frikë të përballeni me zgjedhësit (VIDEO)

19 Shkurt 2019, 13:54 Nga DOSJA
“Mandatet”/ Rama mesazh opozitës: E bëni se keni

PUKË- Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarë të Pukës në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ka ironizuar opozitës duke thënë se nuk kanë as vizion dhe as ide. Rama shtoi se edhe pse në opozitë, ata po pengojnë zhvillimin e Shqipërisë.

Edhe në opozitë ata janë një pengesë e madhe për rrugën tonë për zhvillim e përparim. Pa asnjë vizion, pa asnjë ide, pa asnjë lidership, po thjesht bam e bum, ku rafsha mos u vrafsha, dhe punë e madhe se po bie dhe po vritet shpresa e njerëzve të zakonshëm”, shtoi Rama.

Më tej numri një i qeverisë tha se: Në një rrugë që është e njohur për të gjithë, sa herë afrohen zgjedhjet ata ja fillojnë këtij avazi sepse nuk fitojnë dot. Ndërtuan një çadër në mes të bulevardit, bllokuan rrugën dher bënë çmos që të shmangnin zgjedhjet dhe t’i përdornin ato kundër reformës në drejtësi. Sot është e njëjta situatë ndërkohë që reforma në drejtësi po ecën përpara dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve. Ata përsëri i vihen barrikadë vendit dhe drejtësisë dhe përdorin argumenta që janë vetëdiskreditues për këdo që ka veshë të dëgjojë.

Kujt shqiptari që di sadopak për procesin zgjedhor në Shqipëri mund t’i besohet se këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja dhe nuk janë problemi. Nuk fitojnë dot zgjedhjet sepse vazhdojnë të jenë problemi. Sa herë afrohen zgjedhjet ata dalin nga binarët. Të gjitha janë justifikime, mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët. Në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor kurdo qoftë, këto zgjedhje apo në ato të 2021, populli shqiptar do t’i lërë aty ku janë por do të zvogëlohen.

Kujtojmë që opozita ka vendosur që të djegë mandatet e deputetëve, dhe kërkon zgjedhje të parakohshme. Qeveria e ka kundërshtuar këtë akt që po ndërmerrë opozita, duke thënë se  po bëhet vetëm për të ndalur krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam puke edi rama ironizon opoziten bashkia qe duam puke edi rama ironizon opoziten

Sondazh

Poll