Politike

350 mijë $ tendera për të vëllain/ PD: Spiropali favorizoi familjen. Ministrja: Padi për shpifje!

19 Shkurt 2019, 12:14 Nga DOSJA
350 mijë $ tendera për të vëllain/ PD: Spiropali favorizoi

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësen e qeverisë, Elisa Spiropalin, se ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë.

 Në një deklaratë për mediat deputetja e PD Jorida Tabaku dhe kryetarja e Departamentit Antikorrupsion në PD,  thanë se në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti dhe vetë Elisa Spiropali.

“Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj”, u shpreh Tabaku.

Deklarata e plotë e Tabakut: 

Korrupsoni mund të ndiqet dhe të zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra, por asnjëra nuk është aq efikase sa aksioma “ndiq paranë”.

Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj.

Duke ndjekur paratë e kompanisë Solomon, portali Boldneës ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën 550 milionë lekë para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave nga bashkëshorti i saj tek vëllai i Elisës dhe pastaj tek kushëriri i familjes.

Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes së Elisa Spiropalit është simbol i babëzisë së kësaj qeverie për të vjedhur paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në ço formë. Ajo u krijua ditën në të cilën u krijua edhe qeveria Rama, më 9 shtator 2013.

Dokumentat zyrtarë të publikuar nga Boldneës dhe të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike, konfirmojnë se Enkli Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali që, në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi në shtator 2013 kompaninë Solomon, me qendër në Fier me kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Siç ka zbuluar Boldneës, kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit të Spiropalit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë, megjithëse kompania tani kishte marrë tender mbi 6 milionë lekë.

Me këtë skemë, duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes së vet 350 milionë lekë.

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, do të shpjegojë me detaje përfitimet në konflikt interesi të mbi 550 milionë lekëve fonde publike, të kaluara nga thesari i shtetit.

Këto janë afera të pastra korruptive, që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi I menjëhershëm I Inspektoriatit të pasurive për të hapur një hetim pasurir për Elisa Spiropalin. Nëse do të ndjekin paratë, do të zbulojnë ndoshta edhe skema të tjera korrupsioni dhe konflikti interesi të zëdhënës së Edi Ramës.

Historia e pasurimit të paligjshëm të famijes së Elisa Spiropalit është një provë tjetër se shqiptarët nuk meritojnë më të helmohen as nga propaganda e shëmtuar, as nga gazi lotsjellës i një qeverie, që prioritet të vetëm ka vjedhjen e shqiptareve!

Është koha që së bashku ta shembim këtë sistem për t’i hapur rrugë një vendi normal, ku ministrat nuk emërohen për të vjedhur, por përtë shërbyer.

Më tej nënkryetarja e Komisonit të Ekonomisë shtoi se: Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit. Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014.

Ndërsa kryetarja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku u shpreh se për të përfituar 550 milionë lekë pa rënë në sy, familja e Elisa Spiropalit ndoqi një skemë djallëzore. Pronar u rregjistrua vëllai, tenderin e parë e mori vëllai i drejtoreshës së doganave nga kunati drejtori i Ujësjellësit Fier, pastaj kompania u shit tek kushëriri i bashkëshorit të Elisës.

“Sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit, kompania Solomon, në kundërshti me ligjet e vendit, ka përfituar fonde dhe tendera edhe nga drejtoria e Doganave Fier, në të njëjtën kohë kur Elisa Spiropali ishte drejtoreshë doganash. Më pas, edhe dogana Vlorë është në listën e atyre që kanë dhënë miliona. Më saktë rreth 67 milionë lekë”, shtoi ndër të tjera ajo.

Nuk ka munguar reagimi nga Spiropali, e cila ka thënë se “shpifësit” do t’i padisë në Gjykatë. (Lexo ketu)

Ditën e djeshme portali Boldnews (Lexo këtu), publikoi disa informacione që sipas tyre vëllai i Elisa Spiropalit kishte fituar tendera në konflikt interesei.  

Sipas shkrimit thuhet se një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) kanë shënuar ndoshta një prej skemave më arbitrare të konfliktit të interesit me tenderat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali jorida tabaku konflikt interei me tendera tenderat per vellain elisa spiropali jorida tabaku konflikt interei me tendera tenderat per vellain

Sondazh

Poll