Aktualitet

Moti i keq ka pushtuar gjithë vendin! Qeveria ia lë në dorë fatit, s’merr asnjë MASË

29 Nëntor 2021, 19:06 Nga DOSJA
Moti i keq ka pushtuar gjithë vendin! Qeveria ia lë në dorë

TIRANË– Agjensitë meterologjike në Shqipëri prej ditësh paralajmëruan se vendi ynë do të përfshihej nga stuhi dhe reshje të dendura shiu. Çfarë bëri qeveria për të marrë masa? Asgjë! Por le t’ja nisim nga fillimi për të analizuar papërgjegjshmërinë që mund të kushtojë shumë për qytetarët shqiptarë. Moti i keq nisi që në fundjavë, por në mënyrë më të modertuar se dy ditët e para të javës që priten të shënojnë kulmin e reshjeve, ndërkohë që mediat njoftonin qytetarët për çfarë i priste, nga ana e qeverisë nuk u shpërnda asgjë udhëzim, nuk u mor asnjë masë. E kur flasim për masa, nuk pretendojmë fuqi mbinjerëzore për të ndaluar shiun, por përforcimi i argjinaturave të lumenjve që çdo herë që ka prurje vetëm pak më shumë se normalja, dalin nga shtrati dhe shkaktojnë dëme.

Por për ndërhyrje të tilla, nuk ka pasur kohë as kësaj vere. Kështu që sot, dy deputetët socialistë të një prej zonave që njihet për prodhimin bujqësor në vend, Myzeqeja, dalin dhe paralajmërojnë qytetatët.

Erion Braçe, më “largpamësi” i qeverisë, flet për efektet e ngrohjes globale dhe këshillon të gjithë banorët e fshatrave të Divjakës që të largohen me bagëti se rreziku është i madh. Po ku të shkojnë? Nuk mbaron këtu! Braçe këshillon qeverinë që të marrë masa ndaj ndryshimeve klimaterike, duke kërkuar ndërhyrje në argjinatura. Mos vallë është pak vonë tani? Për të tepër që në fondin e caktuar për buxhetin e vitit 2022, qeveria i ka ulur fondet për kullimin dhe përforcimin e bordurave të lumenjve në vend. Pa menduar kështu për asnjë sekondë lidhur me kushtet atmosferike të vendit tonë, sepse nuk që njeri që surprizohet nga shiu që bie këtu? A nuk duhet të ishin marrë masat muaj para për të paraprirë 6 muaj të tjerë më “zemër të ngrirë” dhe me milarda lekë dëme tek fermerët. Apo do marrin dëmshpërblimin e subvjencioneve që u kanë hequr? Për më tepër që kjo situatë ka ndodhur edhe më parë. A zë mend kjo qeveri? Apo…?

“A doni me per ndryshimet klimatike? Urdheroni: #lumi shkumbin po del nga shtrati ne cerme te siperme dhe ne te gjitha cermat buze tij! Dy gjera kam; e para per banoret: largohuni ju dhe cdo mjet, gjithashtu bageti nga toka prej buzes se lumit deri ne argjinature; qendrimi perben rrezik! E dyta, per qeverine; duhet te pergjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve te klimes, vecanerisht ne mbrojtje lumore, argjinatura, lene pergjysem apo demtuar gjate kohes; argjinatura nga sulzotaj deri ne kular eshte ne rrezik! Halli nisi sot dhe do jete alarm permanent per 6 muajt ne vijim!,“-shkruan Braçe. E fiks poshtë postimit të tij nuk ka munguar ironia e ndjekësve.

KOMENTET:
-Sa bukur që lajmërohemi të paktën kur fillon halli
-Po rojet ku janë zoti Erion që s’japin një lajm, ku i kanë çuar apo flenë gjumë?

Epo të thuash që nuk e kanë ditur, nuk e thua dot. Se jo më larg se të premten kryeministri Edi Rama bëri 17 batuta me homologun e tij, Albin Kurti lidhur me shiun dhe bereqetin. Duke cekur në një moment edhe çështjen e krizës energjitike në vend, e cila u “shpall” si ditët e fundit me bukë nga Rama. Po tani me gjithë këto shira, pse nuk ka asnjë informacion lidhur me nivelin në kaskada? A ka ndonjë përmirësim të situatës apo jo? Nëse po, për sa kohë? Apo nuk ka nevojë të dimë këto detaje, vetëm të paguajmë sa na thuhet. Meqë jemi tek Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sërish lë për të dëshiruar si çdo herë.

Dhjetra fshatra në çdo qark të vendit raportohet se vuajnë nga mungesa e elektricitetit sa herë që bie shi, pak më shumë se zakonisht. Ndërkohë që paralelisht flitet për miliona euro investime në rrjet, që nuk u justifikuan kurrë. Kur ka pasur shkëputje në Tiranë, imagjinoni ç’mund të ndodhë në fshatrat më të thella të vendit. Papërgjegjshmëria e qeverisë, siç ndodh gjithmonë, do të kushtojë shumë dëme, por shpresojmë që jo në njerëz dhe në kafshë që mbajnë gjallë frymën e qytetarëve të ndershëm që e vuajnë terrin e informacionit më shumë nga të gjithë. 

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama erion brace moti i keq ne shqiperi taulant balla edi rama erion brace moti i keq ne shqiperi taulant balla

Sondazh

Poll