Aktualitet

Gjendet i pajetë i moshuari në Korçë, 70-vjeçari pa shenja dhune në rrugë

29 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë i moshuari në Korçë, 70-vjeçari pa

KORÇË- Një 70-vjeçar është gjendur i vdekur pasditen e sotme në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Boboshticë, ku i vdekur ka mbetur 70-vjeçari me iniciale I.L. Ndërkohë që sipas policisë dyshohet se vdekja është shkaktuar nga shkaqet natyrore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Boboshticë, Korçë, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi I. L., rreth 70 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i pa jete i moshuari policia e korces gjendet i pa jete i moshuari policia e korces

Sondazh

Poll