Aktualitet

Shkak moti i keq, OSHEE: 14 zona në Tiranë janë pa energji elektrike  

29 Nëntor 2021, 18:23 Nga DOSJA
Shkak moti i keq, OSHEE: 14 zona në Tiranë janë pa energji

TIRANË- Për shkak të motit që keq që ka përfshirë gjithë vendin po ashtu edhe Tiranës, 14 zona kanë ngelur pa energji elektrike. Me anë të një postimi në Facebook, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shkruan se punonjësit ndodhen në vendngjarje për rikthimin e energjisë elektrike në vend.

Njoftimi i PLotë:

Njoftim për abonentët Tiranë. Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive, në rrjetin e shpërndarjes në Tiranë janë shfaqur problematika ku konkretisht ka mbetur pa energji NST Qafë Mollë si dhe është stakuar çelësi 20 kV i transformatorit në NST Selitë. Aktualisht pa energji janë zonat: Rruga “Tish Daia”, zona pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Déshmorët” pranë KMY, ,Biznese private brenda territorit të Ish “Misto Mame”, Shkallë, Shupal, ShënGjergj, ZallBastar, Shënmëri. Brigadat e avarisë së OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të avarive dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë!Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati, probleme me borën

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi oshee moti i keq ne shqiperi oshee

Sondazh

Poll