Aktualitet

Shqetësimi i Braçes për lumin Shkumbin,Vojo Bregu: Ka 55% më pak fonde për Bujqësinë

29 Nëntor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Shqetësimi i Braçes për lumin Shkumbin,Vojo Bregu: Ka 55%

TIRANË– Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu ka bërë krahasimin e buxhetit të caktuar për Ministrinë e Bujqësisë, të parashikuar për vitin 2022. Në një postim të bërë në rrjetin e tij sociale në “Facebook”, Bregu shkruan se këtë vit fondi për Ministrinë është 55% më pak se vitin e kaluar, duke e lidhur me shqetësimin e socialistit Erion Braçe për daljen nga shtrati të lumit Shkumbin.

“Z. Braçe me të drejtë është shqetësuar për lumin Shkumbin që po del nga shtrati. Është vërtet rrezik. Po mirë do bënte nqs do kërkonte shtesë buxheti për ministrinë e Bujqësisë, fondet e të cilës janë rreth 55% më pak se vitin e kaluar në programin buxhetor të menaxhimit të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit. Vjet kanë qenë rreth 3.2 miliardë lekë. Sivjet janë rreth 1.6 miliardë. Dmth kërkojnë rritje investimesh kur ka ulje të buxhetit,”-shkruan Bregu.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lumi shkumbin vojo bregu lumi shkumbin vojo bregu

Sondazh

Poll