Aktualitet

Sot ishte hera e tretë! Atentati ndaj Pashko Ujkës, i kishin qëlluar e shtëpinë

29 Nëntor 2021, 18:15 Nga DOSJA
Sot ishte hera e tretë! Atentati ndaj Pashko Ujkës, i kishin

SHKODËR– Mbrëmjen e sotme në Shkodër është shtënë me armë zjarri ndaj ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kjo është hera e tretë që ndaj tij përdoret arma e zjarrit. Mësohet se ai është plagosur edhe një herë tjetër gjatë periudhës kur shërbente si kryekomunar për periudhën 2011-2015.

Ndërkohë që gjithashtu, persona të paidentifikuar kanë qëlluar edhe ndaj banesës së tij, por edhe kjo ngjarje nuk është zbardhur nga autoritetet. Por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar asnjë të lënduar. Por sot duket se ‘armiqtë’ e tij kanë vendosur që të godasin sërish, duke e plagosur në shpinë ish-deputetin e Partisë Demokristiane.

LAJMI KRYESOR: Të shtëna në Shkodër, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset pashko ujka shkoder plagoset pashko ujka shkoder

Sondazh

Poll