Aktualitet

Plagosja e ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Policia: Po kërkojmë autorin

29 Nëntor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Plagosja e ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Policia:

SHKODËR– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin e parë zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Vasil Shanto”, ku ka mbetur i plagosur 64-vjeçari Pashko Ukja. Në njoftimin zyrtar, thuhet se ka nisur krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit, ndërsa shtojnë se janë ende të paqarta shkaqet e plagosjes së ndodhur.

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes,”- njofton Policia.

LAJMI KRYESOR: Të shtëna në Shkodër, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset pashko ujka policia e shtetit shkoder plagoset pashko ujka policia e shtetit shkoder

Sondazh

Poll