Aktualitet

Haki Çako sqaron situatën në Rrugën e Arbrit, fajëson qytetarët: U dyndën prandaj…

29 Nëntor 2021, 18:30 Nga DOSJA
Haki Çako sqaron situatën në Rrugën e Arbrit, fajëson

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është shprehur se situata e krijuar nga moti i keq është përgjithësisht nën kontroll. Në një lidhje me Klan Neës, Çako ka folur gjithashtu edhe për bllokimin e rrugës së Arbrit, duke fajësuar banorët të cilët janë dyndur drejt këtij aksi ditën e sotme. Ai ka shtuar se operatorët po punojnë nga të dyja krahët për të zhbllokuar kalimin.

“Situata në përgjithësi është nën kontroll. Akset më shqetësuese mbeten ato të zonës së Dibrës, por edhe rruga e Kombit, e cila ka filluar një reshje e lehtë dëbore. Po punohet me operatorët për të siguruar lëvizjen e lirë të tyre. Më duhet të sqaroj edhe çështjen e bllokimit të Rrugës së Arbrit ku ka pasur një tendencë pas hapjes për t’u dyndur drejt kësaj rruge. Operatorët janë duke punuar, në të dyja krahët janë marrë masa,” tha Çako.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë!Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati, probleme me borën

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako moti i keq ne shqiperi haki cako moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll