Aktualitet

Terrorizoi në grup Yzberishtin me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari

29 Nëntor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Terrorizoi në grup Yzberishtin me armë zjarri, arrestohet

TIRANË- Një 24-vjeçar, i cili bashkë me disa persona të tjerë të arrestuar qëlluan me armë zjarri në Yzberisht është arrestuar. Mësohet se 24-vjeçari me iniciale E.H gjithashtu ka qenë edhe autor i dy vjedhje të më parshme po në Yzberisht.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 18.11.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;  Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.;

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjeçari në tiranë policia e tiranes arrestohet 24-vjeçari në tiranë policia e tiranes

Sondazh

Poll