Aktualitet

Manastirliu takohet me drejtorin e OBSH-së: Mbështesim Traktatin e Pandemisë

29 Nëntor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Manastirliu takohet me drejtorin e OBSH-së: Mbështesim Traktatin e

GJENEVË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se ky takim u realizua për t’i dhënë mbështetje Traktatit të Pandemisë në mënyrë që koordinohen shtetet për të përballur sa më mirë jo vetëm COVID-in, por dhe emergjencat e tjera.

POSTIMI I OGERTA MANASTIRLIUT
Gjenevë – Takim i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të mbëshetur #TraktatinEPandemisë, si një instrument thelbësor për koordinimin mes shteteve në këtë moment, jo vetëm për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 por edhe për të forcuar arkitekturën e sistemeve shëndetësore në përballimin e emergjencave.

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet obsh ogerta manastirliu obsh ogerta manastirliu

Sondazh

Poll