Politike

Anulimi i zgjedhjeve, Meta letër OSBE-ODIHR: Dekreti është i ligjshëm, qeveria po destabilizon vendin

19 Qershor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve, Meta letër OSBE-ODIHR: Dekreti është i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur një letër drejt zyrës së OSBE-ODIHR. Dosja.al mëson se në letrën e dërguar, Meta informon për firmosjen e dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ku ndër të tjera shkruan se është krejtësisht i ligjshëm.

Presidenti thekson më tej se nëse qeveria këmbëngul të zhvillojë zgjedhje në këtë datë, ato do ët jenë nul pasi bien në kundërshti me dekretin e Kreut të Shtetit.

Ndërkohë Meta shton se përpjekjet për të zhvilluar zgjedhjet po e çojnë vendin drejt destabilizimit.

Presidenti thotë ndër të tjera se nëse qeveria vendos të mbajë zgjedhje ato do jenë nul. Ai shton se përpjekjet e kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet me çdo kusht më 30 qershor s’bëjnë gjë tjetër vetëm se rëndojnë krizën politike të vendit.

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga tensione dhe konflikte të shumta në qytetet ku Bashkitë drejtohen nga Partia Demokratike. Mbështetës të PD-së janë futur në KZAZ të ndryshme për të marrë materialet zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit. 

Por ata janë përplasur me forcat policore. Dhunë dhe zjarr ka pasur në KZAZ-të e qytetit të Shkodrës, Tropojës, Burrelit dhe Lezhës. 

Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30-qershorit. 

Ndërkohë që Partia Socialiste nuk e ka ndaluar fushatën dhe këmbëngul në idenë e zhvillimit të zgjedhjeve më datë 30 qershor, pavarësisht vendimit të Metës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit ilir meta kriza politike tentiosne ne shqiperi zbrazja e kzaz-ve anulimi i 30 qershorit ilir meta kriza politike tentiosne ne shqiperi zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll