Politike

Tensionet në KZAZ-të, paralajmëron Lleshaj: Do shkrijmë disa polici bashkiake

19 Qershor 2019, 12:41 Nga DOSJA
Tensionet në KZAZ-të, paralajmëron Lleshaj: Do shkrijmë disa

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në një dalje për mediat, lidhur me situatën e tensionuar ditën e sotme në disa KZAZ të vendit.

Lleshaj theksoi se do të arrestohen dhe dënohen të gjithë ata që kryejnë shkelje elektorale.

Para medieve Lleshaj deklaroi se disa policë bashkiakë po përdorën si mish për top nga kryetarët e bashkive dhe udhëheqësit e tyre dritëshkurtër në Tiranë.

“Kryesisht punonjës bashkish e polici bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top. U bëj thirrje punonjësve publik, mos marrin mbi vete barra ligjore, për llogari të një grupit njerëzish që për interesa të tyre duan të marrin peng zgjedhjet. Qeveria do marr masa të shkrijë disa struktur të Policia Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre. Askush nuk do tolorehet, mund të jetë pak po e sigurtë. U përcjell mesazhin se kjo shfaqje e turpshme nuk do të cënojë aspak rendin dhe sigurinë. Po sulmohet e drejta e popullit për të zgjedhur. Policia do të ndalojë çdo shkelës të ligjit. Ligji shteti e shoqëria, duhet të jenë bashkë. Një pakicë njerëzish nuk duhet të imponojnë dhunën. Kryetar bashkish që po u përfundon mandati, nuk mund të qëndrojnë me dhunë”, u shpreh Lleshaj.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj zbrazja e kzaz-ve te votimit sander lleshaj zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll