Politike

Zbardhet lëvizja tinëzare e Ramës, dora e shtrirë për marrëveshje për KZAZ, çfarë fshihet pas tërheqjes së Policisë

19 Qershor 2019, 11:58 Nga DOSJA
Zbardhet lëvizja tinëzare e Ramës, dora e shtrirë për

U pa si një tërheqje e minutave të fundit nga policia  e Shtetit, dhe shumë menduan se socialistët u frikësuan nga një skenar i mundshëm i 30 qershorit që do të shumëfishohej.

Pamjet e Tropojës, Shkodrës, Kukësit, Kavajës, Kamzës, Çorovodës, e Gjirokastrës, sollën frikën tek shqiptarët por jo tek politika.

Pas 3 orësh përplasje në të gjithë vendin, në Kukës policia e Shtetit dhe ajo bashkiake arritën një marrëveshje.

Kjo marrëveshje arriti që policia të nxirrte paqësisht materialet zgjedhore nga KZAZ dhe t’i transportonte ato…ende nuk dihet se ku.

Por çfarë ka ndodhur në orët e fundit që i ka prishur gjumin administratës dhe kryeministrit Edi Rama?

Më shumë se shuplaka e fortë e perëndimit se Shqipëria s’hap negociatat sepse nuk i meriton ato, është lëvizja për të zhvendosur KZAZ nga ato ambiente që janë nën menaxhimin e bashkive të drejtuara nga Partia Demokratike.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se socialistët kanë vendosur që në rast se ka përplasje mes opozitës dhe Policisë, dhe situata vazhdon të përkeqësohet, atëherë KZAZ do të ngrihen në godina institucionesh që nuk janë nën varësinë  e PD.

Kjo lëvizje e orëve të fundit, është me gjasë skenari më i beftë i momentit. Lëvizjet  moskokëçarëse të mazhorancës e provojnë më së miri këtë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike zbrazja e kzaz-ve te votimit zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll