Politike

PD përgënjeshtron Policinë: Ja fotoja kur Çupi dhe Vata futen në Komisariat

19 Qershor 2019, 14:20 Nga DOSJA
PD përgënjeshtron Policinë: Ja fotoja kur Çupi dhe Vata

MAT- Policia dhe Partia Demokratike dhe këtë herë janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkak për përplasjen është bërë shoqërimi në Komisariatin e Burrelit, i ish-deputetes së PD, Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD në Mat, Denisa Vatës.

Çupi në një reagim për mediat tha se ishte shoqëruar në Komisariat, ndërsa Policia u shpreh se ky shoqërim nuk kishte ndodhur. Partia Demokratike ka përgënjeshtruar Policinë duke publikuar dhe foton gjatë momentit kur Çupi dhe Vata futen në Komisariat.

“Foto qe pergenjeshtron policine e Burrelit. ish-deputetja Dhurata Çupi dhe kryetarja e FRPD Denisa Vata duke u shoqeruar ne ambientet e komisariatit te Burrelit,  nga persona me uniforme policie, maska dhe te armatosur”, shkruan zyra e shtypit të PD.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denisa vata dhurata cupi perplasja pd polici tensione ne burrel denisa vata dhurata cupi perplasja pd polici tensione ne burrel

Sondazh

Poll