Politike

Përplasjet në KZAZ, Basha viziton të plagosurit në spitalin e Traumës

19 Qershor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Përplasjet në KZAZ, Basha viziton të plagosurit në spitalin

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi në Spitalin Ushtarak dy persona që mbetën të lënduar nga sulmet dhe përplasjet në KZAZ-të.

Alfred Lika nga Burreli dhe Rasim Hoxha nga Kamza, janë personat, të  cilët u plagosën gjkatë përplasjeve në KZAZ-të. Lika ka marrë një plagë në kokë nga goditjet e policisë, ndërsa Rasim Hoxha, punonjës i policisë bashkiake është sulmuar me gaz helmues në krye të detyrës.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dy të plagosur lulzim basha trauma zbrazja e kzaz-ve te votimit dy të plagosur lulzim basha trauma zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll