Politike

Sulmet në KZAZ, Rama: Revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu

19 Qershor 2019, 12:53 Nga DOSJA
Sulmet në KZAZ, Rama: Revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të disa KZAZ-ve, në bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e opozitës.

Rama e cilëson gjithçka të parashikuar, duke e quajtur aksionin e opozitës, “revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.

“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar!Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu.I pyes:A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero”, shkruan Rama në Twitter.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zbrazja e kzaz-ve te votimit edi rama zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll