Politike

Tensione në mbarë vendin, Rama kthehet pas në kohë, kujton Nanon dhe Metën

19 Qershor 2019, 11:55 Nga DOSJA
Tensione në mbarë vendin, Rama kthehet pas në kohë, kujton

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në këtë ditë tensionesh nuk e ka kursyer ironinë për protestat e opozitës dhe tensionet në KZAZ-të e vendit.

Teksa ka folur me banorët e njësisë administrative 1 në Tiranë, Rama ka kujtuar se opozita këtë punë ka pasur gjithmonë. Ai ka sjellë në vëmendje Nanon dhe Metën, duke u shprehur se këtë gjë ka bërë opozita me ta më parë.

“Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, Nano ik, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’. Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet. Ik, ik, se do vi unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum, e bam e bum shfrytëzojnë njerëz të verbër dhe i çojnë nëpër burgje”- tha Rama në një takim me banorët e njësisë numër 1 në Tiranë.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë mbështetësit ndodhen jashtë ambienteve dhe shprehen se nuk tërhiqen derisa të lirohen ambientet.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tensionet në kzaz-të tensionet ne vend edi rama tensionet në kzaz-të tensionet ne vend

Sondazh

Poll