Politike

“Persona me maska”, PD publikon foton nga shoqërimi i Çupit. Ish-deputetja lihet e lirë sërish

19 Qershor 2019, 13:56 Nga DOSJA
“Persona me maska”, PD publikon foton nga shoqërimi i

MAT- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe  kryetarja e Forumit Rinor Demokratike, Denisa Vata pas më shumë se gjysmë orë ka dalë nga komisariati.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të PD, e cila bën me dije se Çupi dhe Vata nuk janë më në komisariatin e Burrelit.

Më tej PD bën me dije se shoqërimi i tyre është bërë nga dy persona me maska në një furgon Policie. Denisa Vata kryetarja e FRPD Mat ka postuar dhe një foto nga momentet e shoqërimit.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denisa vata dhurata cupi policia mat zbrazja e kzaz-ve te votimit denisa vata dhurata cupi policia mat zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll