Politike

Çupi flet pas shoqërimt: Po më mbajnë në komisariat bashkë me kryetaren e forumit

19 Qershor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Çupi flet pas shoqërimt: Po më mbajnë në komisariat

TIRANË- Pas shoqërimit në Komisariat, ish-deputetja e PD në një reagim për mediat shprehet se ësthë në komisariar.

Çupi shton se është bashkë me kryetaren e forumit dhe ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me to. “Jam në komisariat, bashkë me kryetaren e forumit, por nuk më kanë komunikuar asgjë. Për sa kohë unë mbroj ligjin nuk kam asnjë frikë. Nuk ka një vendim të Gjykatës kushtetuese për dekratin e presidentit”, ka qenë kjo deklarata e shkurtër e ish-deputetes së Qarkut Dibër.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denisa vata dhurata cupi shoqerohet ish deputetja zbrasja e kzaz-ve të votimit denisa vata dhurata cupi shoqerohet ish deputetja zbrasja e kzaz-ve të votimit

Sondazh

Poll