Politike

Djegia e mandateve/ Dy ‘Lefterat’ e opozitës që mund të prishin ekulibrat

19 Shkurt 2019, 07:28 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Dy ‘Lefterat’ e opozitës që mund

Tiranë/Lefter Koka, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë kundër djegies së mandatit pas vendimit që mori dy partitë opozitare PD dhe LSI.(Lexo këtu)

Por për Dosja.al Koka është shprehur se ditën e djeshme nuk ka qenë në mbledhjen Grupit Parlamentar të LSI dhe se do të zhvillojë një takim në parti për të dëgjuar arsyen.

“Unë nuk isha në mbledhjen e grupit. Do takohem me drejtuesit e të dëgjoj arsyen, në janë të diktuar thjesht e vetëm nga vendimi aleatëve, apo është vendim i arsyeshëm i tyre.”, u shpreh Koka.

Ndërsa për kandidatin për deputet në listën e PD-së për qarkun Berat, Lefter Maliqin,  ka zëra që thonë se ai do të marrë mandatin, pas lënies së tyre nga deputetët Astrit Veliaj dhe Eduard Halimi.

Mbrëmjen e djeshme Alfred Peza në “Opinion u shpreh:  “Kandidati i Beratit do të pranojë të marrë mandatin, pas djegjes së mandatit nga deputetet aktualë, është i treti në listë”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gazmend Bardhit i cili tha se kjo nuk është e vërtetë.  “Nuk është e vërtetë, ai sot punon drejtor. Peza qaji hallin Ramës”, u shpreh Bardhi. Duhet të themi se Lefter Maliqi ka tani detyrën e zv/drejtorit të Burgjeve. Ai njihet për kapërcimet e tij të fuqishme nga kampi blu në atë mavi dhe kalimet e tij janë shoqëruar edhe me debate.

Partia Demokratike dhe LSI një ditë më parë deklaruan se deputetët e tyre do të djegin mandatet. Kryemadhi u shpreh se ‘drejtësia është e kapur nga maxhoranca, dhe për t’i kthyer ligjshmërinë asaj, grupi pa të arsyeshme djegien e mandateve’.(Lexo këtu) 

Ndërsa Basha deklaroi se vendimi për djegien e mandateve u mor unanimisht pasi vendi sipas tij ndodhet në emergjencë kombëtare. (lexo këtu)

Për këtë vendim të opozitës nuk ngeli pas reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ky është një bllof i rradhë i Bashës dhe se PS duhet të bëhet gati për zgjedhjet lokale..( Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred peza djegia e mandateve opozita lefter koka lefter maliqi alfred peza djegia e mandateve opozita lefter koka lefter maliqi

Sondazh

Poll