Politike

Shkoi në Prokurori, Basha: Prisha planet e PS-së, s’kanë asnjë provë ndryshe

19 Qershor 2019, 09:18 Nga DOSJA
Shkoi në Prokurori, Basha: Prisha planet e PS-së, s’kanë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

Basha u shpreh se Prokuroria nuk kishte asnjë prove të re që nga hera e fundit që ai kishte qënë atje dhe se çdo gjë ishte e montuar nga kryeministri Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet.

I pyetur se përse nuk ishte paraqitur në prokurori ditë më parë, kur edhe ishte kërkuar, Basha u shpreh se e kishte bërë për të prishur planet e maxhorancës.

“Prokururoria nuk ka asnjë provë ndryshe që kur isha këtu që herën e fundit. Kjo për një arsye të thjeshtë sepse akuza është montuar në zyrën e Edi Ramës. U njoha me akuzën që nuk është akuzë. S’ka asnjë dokument të falsifikuar. Nuk ka asnjë rus. Është formuluar për të shpërqëndruar qytetarët nga skandalet e BILD dhe ato që do të publikohen nesër. Dosjen nuk e kishin gati. Pra është një çështje e montuar nga Rama. Nuk ka asnjë ndryshe nga 25 marsi. Kam qënë 5 herë këtu. Më thirrën për Saimir Tahirin, Geron Xhafës, Rrahaman Rrajës dhe Vangjush Dakos. Sa herë plasin skandalet e qeverisë këta më thërrasin mua. Të dashur gazetarë iu uroj raportim të mabrë. Atë ditë ata nuk zbatuan ligjin. Unë iu prisha planet se donin të shpërqëndronin vëmëndjen. Ka plot njerëz të frikësuar disa prej tyre sapo i takova,”-tha Basha.

Lulzim Basha shkon për herë të parë në prokurorinë e Tiranës, lidhur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij për lobim në SHBA. Basha tha për mediat se prokuroria e ka thirrur disa herë për t’a pyetur, pavarësisht se nuk ka patur prova.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lobimi i pd ne shba lulzim basha lulzim basha ne prokurori lobimi i pd ne shba lulzim basha lulzim basha ne prokurori

Sondazh

Poll