Politike

Ligjet/ Balla paraqet kërkesën për shkarkimin e Metës: Presidenti ka zgjatur qëndrimin në detyrë tej afatit të kryebashk

19 Qershor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Ligjet/ Balla paraqet kërkesën për shkarkimin e Metës:

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të  Partisë Socialiste,Taulant Balla ka paraqitur kërkesën per shkarkimin e presidentit para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, duke e quajtur nul dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke numëruar të gjitha shkeljet ligjore që sipas tij ka konsumuar kreu i shtetit.

Balla tha se Meta i ka njohur vetes atribute të ligjvënësit, duke shkelur kushtetutën.

“Kërkesa jonë bazohet në një procedurë që pas depozitimit të kërkesës, askush nuk mund ta shkelë rregulloren. Presidenti ka marre atributet e Kuvendit dhe te sovranit”- ka thënë Balla.

Ky është një hap që zhbën në vetvete autoritetin sovran. Presidenti me dekret ka zgjatur mandatin e qeverisjes vendore. Duke anuluar datën e zgjedhjeve, presidenti lë në detyrë organet qeverisëse vendore tej mandatit. Kjo është një komptence e ligjvënësit në bërjen e ligjeve. Me këtë dekret presidenrti i ka njohur vetes së tij atribute të ligjvënësit. Presidenti i hoqi të drejtën sovranit për të qenë i tillë. Presidenti ka anuluar zgjedhjet, por kushtetuta nuk ia njeh këtë të drejtë. Ai nuk ka asnjë alternativë tjetër. Është cënuar pariodiciteti i zgjedhjeve. Meta i njohu vetes atribute që i takojnë parlamentit”, u shpreh Taulant Balla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve ps shkarkon metën taulant balla komisioni i ligjeve ps shkarkon metën taulant balla

Sondazh

Poll