Politike

16 përgjimet e BILD/ Gjiknuri: Ne nuk blejmë vota, as gënjejmë njerëz, PD nxit militantë për dhunë

19 Qershor 2019, 09:13 Nga DOSJA
16 përgjimet e BILD/ Gjiknuri: Ne nuk blejmë vota, as

VLORË- Ish-ministri i Transporteve dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ka deklaruar nga Vlora se Partia Socialiste as nuk blen e as nuk shet vota, por figurat kryesore politike të saj po goditen për qëllime të pastra politike.

Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz Ata (PD) nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep pa qënë këtu. Pra, praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste.

Sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje, ata mjaftohen duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike dhe duan të nxisin njerëz për dhunë. Ne nuk do ti lejojmë. Ne jemi vërtet përfaqësuesit e denjë të Vlorës ndaj Vlora na voton”, tha Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri u shpreh se demokratët ishin ata që e braktisën fushën e lojës, duke iu rerferuar djegies së mandateve, dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

“Ata duan të tërhiqen nga gara dhe kërkojnë përmbysjen me dhunë të pushtetit, duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës. Akuzojnë Kryeministrin e Shqipërisë për një bisedë krejt normale se thotë “A arrite objektivin?!”. -Po!..” Po, mor po, Ne jemi parti me objektiva elektoral! I vendosim vetes qëllime elektorale dhe i arrijmë. Kemi mbështetje, kemi njerëz dhe kemi struktura. Ne jemi ata që as na blen e as na shet njeri. Por po ka një gjë që e blen shpirtin vlonjat është fjala e mbajtur dhe puna e bërë”, theksoi Gjiknuri.

Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.

Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vetë kryeministri Edi Rama, janë kapur në negociata për shit-blerje votash.

Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild 30 qershori damian gjiknuri vlore 16 pergjimet e bild 30 qershori damian gjiknuri vlore

Sondazh

Poll