Politike

Shpërthejnë përplasjet në Burrel, mbështetësit demokratë duan të hyjnë në KZAZ

19 Qershor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Shpërthejnë përplasjet në Burrel, mbështetësit

BURREL-Situata pas Tropojës, Shkodrës, Kamzës dhe Kavajës, është agravuar edhe në Burrel.

Dosja.al ka mësuar se janë thyer xhamat e KZAZ nr 16 e vendosur brenda Pallatit të Sportit në këtë qytet.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar mbështetësit e PD. Bashkë me ta janë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, ku në krye është Dhurata Cupi.

Burreli është bashkia e radhës e drejtuar nga PD ku kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

Në Shkodër, Tropojë, Kamëz, e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tensione ne burrel zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne burrel zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll