Politike

Kreu i Bashkisë së Kukësit thirrje Lleshajt: Kujdes me komunikimin, populli është i acaruar

19 Qershor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Kreu i Bashkisë së Kukësit thirrje Lleshajt: Kujdes me

Kukës- Në një komunikim për mediet kreu i Bashkisë së Kukësit është shprehur se qytetarët janë të acaruar pasi opozita nuk është pjesë e zgjedhjeve. Ai ka theksuar se zgjedhjet janë në kundërshtim me ligjin. Për ministrin e Brendshëm Lleshaj ai është shprehur se duhet të ketë kujdes me komunikimin.

“I bëj thirrje edhe drejtorit të Policisë së Shtetit të marrin masa pasi nuk mund të zhvillohen zgjedhjet. Janë në kundërshtim me ligj. Kan një përplasje dhe po mundohem të qetësojmë. I kam parë edhe ngjarjet e fundit, qytetarët janë të acaruar sepse kemi zgjedhje ku opozita nuk është prezente.Lleshaj të bëjë kujdes me komunikimin”,  u shpreh Bashkim Shehu.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike përplasje në mbarë vendin tensione në vend tensione pranë kzaz-ve përplasje në mbarë vendin tensione në vend tensione pranë kzaz-ve

Sondazh

Poll