Politike

Përplasja për KZAZ në Kamëz, polici i Bashkisë humbet ndjenjat (PAMJE TË RËNDA)

19 Qershor 2019, 08:40 Nga DOSJA
Përplasja për KZAZ në Kamëz, polici i Bashkisë humbet

TIRANË- Tension dhe përplasje në KZAZ nr 27 në Kamëz pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës për të qetësuar mbështetësit e Partisë Demokratike., të cilët donin të shqyenin derën e shkollës për të shkatërruar KZAZ.

Nga përdorimi i gazit lotsjellës, një polic i Bashkisë Kamëz ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në spital. Ai shihet i shtrirë përtokë teksa e ngrejnë në krah për ta çuar në spital.

Kamza është bashkia e tretë e drejtuar nga PD ku kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

Në Shkodër, Tropojë e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tensione ne kamez zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne kamez zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll