Politike

Shpërthejnë përplasjet në të gjithë vendin, ku ndodhet Kryeministri Edi Rama

19 Qershor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Shpërthejnë përplasjet në të gjithë vendin, ku

Tiranë-  Kryeministri Edi Rama ndodhet në njësinë administrative numër 1 në Tiranë, bashkë me Erion Veliajn, në një takim me banorët. Ndërkohë edhe në  vend kanë nisur tensionet nëpër KZAZ-të, ku nuk kanë munguar edhe hedhja e gazit lotsjellës.

Rama në këtë takim është shprehr se përgjimet e “Bild” duhet të hetohen. “Me përgjime që  duhet të ishin hetuar të gjitha, jo i morëm,  mbyllën dhe e nxjerrim përgjime sikur  çfarë janë. Edhe ne sot po të na regjistrosh tani dhe të na nxjerrësh nga konteksti, ashtu ishin ato. Ato biseda, i bëj prapë dhe nuk kam asgjë, janë biseda për fushatën elektorale, prandaj i mundim ata se jemi të organizuar. I kanë bërë vetë gjërat ashtu dhe prandaj thonë ashtu.”, u shpreh Rama në lidhje me përgjimet e “Bild”.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion velaij tensione në vend edi rama erion velaij tensione në vend

Sondazh

Poll