Politike

Lobimi në SHBA, Basha në Prokurorinë e Tiranës: Iu prisha planet, prokuroria s’ka asnjë provë të re

19 Qershor 2019, 08:34 Nga DOSJA
Lobimi në SHBA, Basha në Prokurorinë e Tiranës: Iu prisha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij lidhur me lobimin e PD-së në SHBA. Basha kishte kohë që të paraqitej në Prokurori deri ditën e nesërme, ndryshe do të shoqërohej forcërisht. 

Basha u shpreh pasi doli nga organi i akuzës, se Prokuroria nuk kishte asnjë prove të re që nga hera e fundit që ai kishte qënë atje dhe se çdo gjë ishte e montuar nga kryeministri Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet.

I pyetur se përse nuk ishte paraqitur në prokurori ditë më parë, kur edhe ishte kërkuar, Basha u shpreh se e kishte bërë për të prishur planet e maxhorancës.

“Kjo është arsyeja pse ndodhem këtu. Prokururoria nuk ka asnjë provë ndryshe që kur isha këtu që herën e fundit. Kjo për një arsye të thjeshtë sepse akuza është montuar në zyrën e Edi Ramës. U njoha me akuzën që nuk është akuzë. S’ka asnjë dokument të falsifikuar. Nuk ka asnjë rus. Është formuluar për të shpërqëndruar qytetarët nga skandalet e BILD dhe ato që do të publikohen nesër. Dosjen nuk e kishin gati. Pra është një çështje e montuar nga Rama. Nuk ka asnjë ndryshe nga 25 marsi. Kam qënë 5 herë këtu. Më thirrën për Saimir Tahirin, Geron Xhafës, Rrahaman Rrajës dhe Vangjush Dakos. Sa herë plasin skandalet e qeverisë këta më thërrasin mua. Të dashur gazetarë iu uroj raportim të mabrë. Atë ditë ata nuk zbatuan ligjin. Unë iu prisha planet se donin të shpërqëndronin vëmëndjen. Ka plotë njërëz të frikësuar disa prej tyre sapo i takova,”-tha Basha.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Së bashku me Bashën, të pandehur janë marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin pasi akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve.

Ditën e djeshme, ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë, Ristani tha për mediat se nuk kishte asnjë dokument që t’i faktonte pretendimet e prokurorëve të çështjes, duke shtuar se kjo është një akuzë e nxitur politikisht.

Ndërsa Basha, kishte refuzuar që paraqitej në Prokurori, pasi sipas tij prokuroria duhet ta njihte me faktet që ka nga hetimi.

Prokuroria e Tiranës ka në dorë  dy letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin, duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.

(k.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lobimi i pd ne shba lulzim basha lulzim basha ne prokurori lobimi i pd ne shba lulzim basha lulzim basha ne prokurori

Sondazh

Poll