Politike

Shtyu zgjedhjet lokale, Balla paraqet kërkesën për shkarkimin e Metës: Ka shkelur rëndë Kushtetutën

19 Qershor 2019, 08:34 Nga DOSJA
Shtyu zgjedhjet lokale, Balla paraqet kërkesën për shkarkimin e

TIRANË-Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

55 deputetë kanë kërkuar shkarkimin e presidentit Meta. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se PS e ka njoftuar Metën dhe se tashmë pritet të nisë procedura zyrtare për shkarkimin e Metës.

“Presidenti i Republikës është njoftuar nga Kryetari i Kuvendit. Do ta dëgjojmë Presidentin në Komision nëse dëshiron. Do të ngremë komision hetimor”, deklaroi Manja.

Kreu i grupit parlamentar të  Partisë Socialiste,Taulant Balla ka paraqitur kërkesën per shkarkimin e presidentit para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, duke e quajtur nul dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, dhe duke numëruar të gjitha shkeljet ligjore që sipas tij ka bërë kreu i shtetit me këtë vendim.

“Kërkesa jonë bazohet në një procedurë që pas depozitimit të kërkesës, askush nuk mund ta shkelë rregulloren. Presidenti ka marre atributet e Kuvendit dhe te sovranit”, u shpreh Balla.

(F.g, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale taulant balla ulsi manja komisioni i ligjeve ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale taulant balla ulsi manja

Sondazh

Poll