Politike

“Jam më i miri”, Tahiri kapet me gazetaren Klodiana Lala: Ti flet shumë!

19 Qershor 2019, 09:02 Nga DOSJA
“Jam më i miri”, Tahiri kapet me gazetaren Klodiana Lala: Ti

Tiranë– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka replikuar me gazetaren Klodiana Lala, e cila e pyeti nëse kërkesa për gjykim të shkurtuar është pranim i fajësisë.

“Keni pranuar ju fajin? Ju jeni ministri më jetëgjatë”

Tahiri: Unë s’jam këtu për politikë, ju flisni shumë…

Lala: Po ju jeni ministri më jetëgjatë në historinë e pluralizmit

Tahiri: Jam ministri më jetëgjatë, jam edhe ministri më i mirë. Unë kërkova gjykim të shkurtuar që të mos zvarritet çështja. Kam arsye të besoj se ka shumë njerëz të interesuar që situata të zvarritet. Jam i vetmi që jam i interesuar për drejtësi.

Ditën e sotme Saimir Tahiri e kishte përballjen e parë me gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është shtyrë për në datën 3 korrik, seanca paraprake ndaj tij. Tahiri shkoi sot në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, dhe në përfundim të seancës ndaj tij, kërkoi që çështja ndaj tij të mos zvarritet. Tahiri kërkoi që të gjykohet çdo ditë nëse është nevoja, por mjafton që të gjykohet.

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri

Sondazh

Poll