Politike

Djegia e shkollës në Shkodër, Rudina Hajdari: Servilë, s’jeni demokratë, do jap rrogën time për riparimin e dritareve

19 Qershor 2019, 07:50 Nga DOSJA
Djegia e shkollës në Shkodër, Rudina Hajdari: Servilë,

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme në Shkodër dhe Tropojë. Ajo është shprehur se djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Ajo ka theksuar se pagën mujore do ta japë për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje. Ajo shprehet se ata që bëjnë akte të tilla janë servilët të kryetarit.

Reagimi i plotë:

Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari tensionet ne shkoder rudina hajdari tensionet ne shkoder

Sondazh

Poll