Politike

Përgjimet e “Bild”, Ahmetaj mbron Ramën: Me Keshin ka folur jashtë orarit zyrtar të punës

18 Qershor 2019, 19:59 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”, Ahmetaj mbron Ramën: Me Keshin ka

TIRANË- Për ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj përgjimet e “Bild” treguan se kryeministri Edi Rama flet me një koordinator të fushatës, i cili pas orarit zyrtar mund të punojë e të jetë simpatizant i cilës do force. Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, Ahmetaj tha se zgjedhjet e 2017 janë zgjedhjet më të pranuar në Shqipëri.

Zgjedhjet e 2017 janë pranuar nga të gjithë nga lojtarët dhe arbitri. Zgjedhjet e 2017 janë zgjedhjet më të pranuara në Shqipëri. Si mund të gjykojmë për një fenomen të lokalizuar rezultatin e zgjedhjeve?! OSBE-ODIHR e ka thënë fare thjeshtë që nuk kanë cenuar rezultatet. Me një akuzë të PD janë vënë në përgjim 50 veta. Si mund të thuash që prokuroria është e imja. Kryeministri foli me një koordinator elektoral dhe i tha objektivi. Bild është gazetë në punë të vetë. Kryeministri po merr një koordinator elektoral i cili është me ligj me kod që mund të punojë pas orës 17:00 e të jetë simpatizant. Sa herë më ka pyetur kryeministri mua ‘hë mo si duket’”, tha Ahmetaj.

Në ditë më parë gazeta gjermane  “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild arben ahmetaj arben keshi blerja e votave ne diber edi rama 16 pergjimet e bild arben ahmetaj arben keshi blerja e votave ne diber edi rama

Sondazh

Poll