Politike

Negociatat/ Cakaj: Vendim aspak inkurajues, të shmangim një tjetër shtyrje

18 Qershor 2019, 18:30 Nga DOSJA
Negociatat/ Cakaj: Vendim aspak inkurajues, të shmangim një

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka komentuar vendimin e KE-së në lidhje me shtyrjen e afatit për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Cakaj shprehet se ky nuk ishte aspak një vendim inkurajues.

Ai thekson më tej se duhet shmangur një tjetër shtyrje dhe se dita e fudnit e muajit tetor të jetë vendim marrëse për Shqipërinë.

Më tej ministri në detyrë theksoi se Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që një vit më parë.

Raporti i Komisionit është referenca qendrore se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme. Kjo premisë i largon dilemat nëse puna e qeverisë ka qenë përmbajtësore. Lidhur me afatin substancial të dhënë sot, për muajin tetor Shqipëria mbetet shpresë plotë, duke u angazhuar pozitivisht. Shtyrja nuk mund të jetë një lajm inkurajues sepse Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar.

Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as nuk duhet të përkthehet në rënie të energjive reformatore.

Raporti është miratuar nga të gjitha vendet e BE duke shmangur vendosjen e kushteve të reja. Së dyti rezultatet kanë bërë një trajtim identik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy këto vende do vazhdojnë të pandara drejt BE.

Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor si dëshmi e qëndrueshmërisë politike,”- tha Cakaj ndër të tjera.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be gent cakaj hapja e negociata per shqiperine maqedonia e veriut be gent cakaj hapja e negociata per shqiperine maqedonia e veriut

Sondazh

Poll