Politike

Vendimi i KE-së/ “Vjet hape shampanjë”, Vasili-Ramës: Urime, i marri i Surrelit për negociatat imagjinare

18 Qershor 2019, 17:46 Nga DOSJA
Vendimi i KE-së/ “Vjet hape shampanjë”, Vasili-Ramës:

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Këshillit Europian për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë deri në muajin tetor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky ishte një lajm pozitiv.

Ndërkohë Vasili, teksa ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, Vasili shkruan se duhet t’i kërkojmë falje Maqedonisë së Veriut për faktin se iu shty afati për hapjen e negociatave deri në tetor bashkë me Shqipërinë.

Ai e cilëson Ramën ‘të marrë’ për këtë reagim dhe i kujton faktin që edhe një vit më parë festoi me shampanjë hapjen e negociatave.

Urime të marrit të Surrelit se nuk paska “çelur” negociatat!? Mire qe ky i marre nuk ja hapi negociatat Shqiperise, por duhet ti kerkojme ndjese edhe Maqedonise se Veriut qe ia shtyme vendimin per ne tetor.

Ky psikopati po nuk i thirri mendjes dhe keto pak dite do tu riktheje edhe vizat shqiptareve brenda 30 qershorit,se celje negociatash me kete te marrē nuk ka as pas 10 vjetesh. Edhe disa pyetje……per Mashtruesin Rama.

Po shampanja qe u hap vjet per hapjen imagjinare te negociatave ku vajti? Po dekoratata e ambasadoreve a do kthehen mbrapsht?

Po per vandakun e genjeshtrave a do kerkoje falje ky i marre ? Neqoftese i ka harruar genjeshtrat po ja kujtojme me kete VIDEO dhe ishalla nuk thote edhe qe nuk eshte ai,”- shkruan Vasili në statusin e tij.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë.

Pas këtij vendimi, kryeministri Edi Rama reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, teksa e quan lajm pozitiv raport-progresin e KE.

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor”, shkruan Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave per shqiperine petrit vasili edi rama hapja e negociatave per shqiperine petrit vasili

Sondazh

Poll