Politike

Zjarri në KZAZ-në e Shkodrës, Ademi përgënjeshtron mediat: Dogjën vetëm kartonat e vendvotimeve

18 Qershor 2019, 19:29 Nga DOSJA
Zjarri në KZAZ-në e Shkodrës, Ademi përgënjeshtron

SHKODËR– Voltana Ademi ka përgënjeshtruar lajmin e djëgies së KZAZ-së nr.3 në Shkodër.

Teksa të gjitha mediat raportuan me foto dhe me video që shkolla “Shejnaze Juka”, mori flakë pasi mbështetës të PD-së ndezën zjarr me benzinë, kryebashkiakja shprehet se nuk është e vërtetë.

E ftuar në emisionin “Open” Ademi tha se janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve.

“Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen.

Kjo është një kërkesë kushtetuese, në mbrojtje të Kushtetutës dhe në zbatim të dekretit të Presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 qershor,”- tha Ademi ndër të tjera.

Ndërkohë pasditen e sotme kanë nisur sërish përplasjet mes policisë dhe mbështetësve të PD-së në KZAZ-të e Shkodrs. Vetëm pak minuta më aprë u raportua se mëbshtetës të PD-së i vunë flakën me benzinë KAZAZ-së nr.3 në Shkodër.

U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të shuar flakët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike voltana ademi zbrazja e kzaz-ve zjarri ne kzaaz-ne e shkodres voltana ademi zbrazja e kzaz-ve zjarri ne kzaaz-ne e shkodres

Sondazh

Poll