Politike

Shtyrja e negociatave, Basha: Shkaktari i vetëm është Rama dhe qeveria e tij

18 Qershor 2019, 19:36 Nga DOSJA
Shtyrja e negociatave, Basha: Shkaktari i vetëm është Rama dhe

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Evropian për shtyrjen e hapjes së negociatave.

Basha nga selia blu tha se i vetmi shkaktar për këtë vendim dhe bllokim që na ka bërë BE është vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij.

Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa.

Edhe më i rëndë është fakti se, më shumë se një refuzim i përkohshëm i negociatave, sot, ne shqiptarëve, po na vihet në dyshim aftësia për të përqafuar dhe jetuar sipas standarteve dhe vlerave europiane.

Propaganda e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqet ta mohojë refuzimin. Pasi do të dështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve. Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat. Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij. Do të fajësojë gjysmën e botës. Do të fajësojë edhe popullin e vet. Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën.

Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë: Është qeveria dhe Edi Rama. Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europës: korrupsioni dhe krimi. Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit“, u shpreh Basha.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë.

(A.B & a.s/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha per mediat edi rama lulzim basha shtyrja e negociatave basha per mediat edi rama lulzim basha shtyrja e negociatave

Sondazh

Poll