Politike

Shtyrja e negociatave, PD i përgjimet Ramës: Lajmi i mirë është se ti nuk do jesh kryeministër në tetor

18 Qershor 2019, 17:16 Nga DOSJA
Shtyrja e negociatave, PD i përgjimet Ramës: Lajmi i mirë

TIRANË- Partia Demokratike me anë të nurmit dy të saj, Gazment Bardhin, ka reaguar pas lajmit se negociatat për Shqipërinë nuk do ta hapen në qershor. Në një reagim në Facebook, Bardhi shprehet se kjo shtyrje nuk ka asnjë pozitive dhe kjo moshapja e negociatave ka vetëm një shkaktar, Edi Ramën.

Me zgjedhje të vjedhura në pakt me krimin dhe me korrupsion të frikshëm si ky i qeverisë së Edi Ramës, vendi ynë do të mbetet i izoluar, i fundit për nga ekonomia, i fundit për nga zhvillimi”, shton më tej Bardhi.

REAGIMI I PLOTË

Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën. Shtyrja e vendimit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë për të tretën herë me rradhë, nuk ka asgjë pozitive. Edi Rama e di shumë mirë se, nëse ai do të vazhdojë të jetë në krye të vendit, dera e Europës për shqiptarët, do të qendrojë e mbyllur.

Europianët nuk pranojnë në familjen e tyre një hajdut votash si Edi Rama, një hajdut taksash si Edi Rama, një hajdut pasurish kombëtare si Edi Rama. Me zgjedhje të vjedhura në pakt me krimin dhe me korrupsion të frikshëm si ky i qeverisë së Edi Ramës, vendi ynë do të mbetet i izoluar, i fundit për nga ekonomia, i fundit për nga zhvillimi.

I vetmi lajm i mirë në këtë histori 6 vjeçare mashtrimesh dhe vjedhjesh të Edi Ramës, është se në tetor, kur Europa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke siguruar hapin e parë për Shqipërinë si gjithë Europa – zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi partia demokratike shtyrja e negociatave edi rama gazment bardhi partia demokratike shtyrja e negociatave

Sondazh

Poll