Politike

Zjarri në KZAZ në Shkodër, Berisha: Skenar stalinist, e dogji qeveria

18 Qershor 2019, 19:40 Nga DOSJA
Zjarri në KZAZ në Shkodër, Berisha: Skenar stalinist, e dogji

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kometuar situatën e tensionuar në KZAZ-në nr.3 në Shkodër ku iu vu flaka edhe shkollës “Shejnaze Juka”.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Berisha u shpreh se zjarri është një skenar stalinist dhe është vënë nga vetë qeveria.

“Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.

Aty po mbrohet dhe zbatohet dekreti i Presidentit, që është në kushtetueshmëri të plotë,”- u shpreh Berisha ndër të tjera. 

Pasditen e sotme është tensionuar sërish situata në Shkodër ku në KZAZ-në nr.3 ka patur përplasje fiizke mes policisë dhe mbështetësve të PD-së. Shkollës “Shejnaze Juka”, iu vu zjarri dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë shuarjen e flakëve. 

Ndërkohë kujtojmë që edhe paraditja e sotme ka qenë me tensione në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sali berisha tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve zjarri ne kzaz sali berisha tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve zjarri ne kzaz

Sondazh

Poll