Politike

Shtyrja e negociatave, Dule: Dështimi ka emër dhe mbiemër, Edi Rama

18 Qershor 2019, 17:48 Nga DOSJA
Shtyrja e negociatave, Dule: Dështimi ka emër dhe mbiemër, Edi

TIRANË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i është përgjigjur reagimit të Edi Ramës për hapjen e negociatave.

Në një reagim në mediat sociale Dule shprehet se Rama dhe këtë herë ia ka hedhur fajin opozitës për vendimin negativ që morëm nga BE. “Dështimi ka emër dhe mbiemër: Edi Rama!”, shkruan më tej Dule duke thënë se vendimi për Shqipërinë në Tetor është histori tjetër.

Mishërimi i së keqes politike të vendit, shoqerisë & qytetarëve, Timonieri i madh, fajëson opozitën dhe popullin e bashkuar për vendimin e sotëm negativ për çeljen e negociatave në Luksemburg duke i cilësuar “front politik të së keqes”. Por deshtimi ka emër dhe mbiemër: Edi Rama! Tetori, histori tjetër, me shumë zhvillime në shumë drejtime, pozitive dhe dinamike: për votën e lirë, demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës. Por mbi të gjitha, Timonieri do te ketë “zbrazur qoshenë” në krye të ekzekutivit”, shprehet kreu i PBDNJ.   

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociata per shqiperine shtryrja e negociatave vangjel dule edi rama hapja e negociata per shqiperine shtryrja e negociatave vangjel dule

Sondazh

Poll