Politike

Djegia e KZAZ në Shkodër, Lleshaj: Dhunuesit s’do i shpëtojnë ligjit

18 Qershor 2019, 19:15 Nga DOSJA
Djegia e KZAZ në Shkodër, Lleshaj: Dhunuesit s’do i

TIRANË- Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas  tensioneve  në një KZAZ në Shkodër. Lleshaj në reagimin e tij shprehet i ashpër me opozitës duke thënë se ata donin që të digjnin një shkollë.

Më tej Lleshaj shton së të gjithë ata që po thyejnë ligjin nuk do të shpëtojnë dot.

Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës. Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”, shkruan Lleshaj.

Incidentet në qendrat e KZAZ-ve kanë nisur sërish mbrëmjen e sotme. Mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat policore dhe kanë hyrë me forcë në ambjent. Ata kërkojnë të marrin materialet zgjedhore dhe të mos realizohen zgjedhjet.  Paraditja sotme është shoqëruar gjithashtu me tensione në disa qendra votimi në Shkodër dhe Tropojë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit bllokimi i kzaz-ve sander lleshaj shtyrja e zgjedhjeve lokale zbrazja e kzaz-ve te votimit anulimi i 30 qershorit bllokimi i kzaz-ve sander lleshaj shtyrja e zgjedhjeve lokale zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll