Politike

Tensionet në Shkodër, Spahia: Ne s’na ka mposhtur Enver Hoxha, Lleshaj s’paska nxjerrë mësim

18 Qershor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Tensionet në Shkodër, Spahia: Ne s’na ka mposhtur Enver Hoxha,

SHKODËR– Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka komentuar situatën e tensionuar në Shkodër. 

Në një deklaratë për mediat, Spahia theksoi se qytetarëve Shkodranë nuk ka shans t’u imponohet fakti që duhet votuar më datë 30 qershor.

Ai u shpreh ndër të tjera se Shkodrën nuk e ka mposhtur komunizmi kështu që kjo qeveri s’ka shans ta mposhtë. 

Ju siguroj ju dhe ministrin Lleshaj që është bazë e kësaj qeverie kriminale. Kjo është një betejë që bëjet për të garantuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të largohet Edi Rama dhe banda e tij dhe të dalin përpara drejtësisë.

Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar një shtet normal që ka 30 vite që ka fituar demokracinë.

Nëse mendon kapterri Lleshaj të në mundë ka gabuar rëndë. Nuk paska mësuar nga historia e baballarëve tanë, sepse ne s’na ka mposhtur Enver Hoxha e jo më kjo bandë e korruptuar që i ka ardhur fundi, “– shprehet Spahia ndër të tjera.

Pasditen e sotme është tensionuar sërish situata në Shkodër ku në KZAZ-në nr.3 ka patur përplasje fiizke mes policisë dhe mbështetësve të PD-së. Shkollës “Shejnaze Juka”, iu vu zjarri dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë shuarjen e flakëve. 

Ndërkohë kujtojmë që edhe paraditja e sotme ka qenë me tensione në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve bardh spahia tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll