Politike

Rama: Vitin tjetër s’jemi në BE, na jepni OK për Open Balkan

24 Nëntor 2021, 17:16 Nga DOSJA
Rama: Vitin tjetër s’jemi në BE, na jepni OK për Open

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për faktin që Bashkimi Evropian po zvarrit zgjerimin për Ballkanin Perëndimor. Online, në takimin që po mabhet në Beograd, Rama kërkoi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të jepnin mbështetjen e tyre për iniciativën ‘Open Balkan’. Sipas Ramës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut prej disa vitesh presin nga Brukseli datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Premtojnë data, e më pas nuk i realizojnë… Ne nuk do të jemi në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, andaj ne në rajon duhet të punojmë bashkë. “Ballkani i Hapur” mund të ndihmojë që të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Kosovës, sepse ‘problemet mund të adresohen vetëm nëse të gjithë janë bashkë. Do të isha shumë i lumtur kur të dy partnerët, BE-ja dhe SHBA-ja do të deklaronin që “Ballkani i Hapur” është ‘iniciativë e mirë’,”- mësohet të ketë thënë Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ sot në Beograd, kryeministri Rama i pranishëm online

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open balkan edi rama open balkan

Sondazh

Poll