Politike

“Të rreh zemra për ngjarje të rënda”/ Ministrja Muzhaqi flet për vrasjen e Mateos

24 Nëntor 2021, 16:21 Nga DOSJA
“Të rreh zemra për ngjarje të rënda”/ Ministrja

KORÇË- Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur nga Korça për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiut në Fier, disa javë më parë nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. Pas aktivitetit ku mori pjesë, ministrja Muzhaqi i shprehu ngushëllimet familjes duke uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur një konsensus dhe të arrijmë që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri,”- tha Muzhaqi ndër të tjera.

Ndërkohë që disa ditë pas ngjarjes, e pyetur nga mediat në Tiranë, ajo vendosi që të mos komentonte aspak, duke u shprehur se kishte një axhendë të ngjeshur dhe ‘nuk kishte kohë’. Deklaratë që bëri xhiron e rrjetit. Megjithatë sot nga Korça duket se e ka gjetur një minutë kohë. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bora muzhaqi mateo vasliu vritet i mituri ne fier bora muzhaqi mateo vasliu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll