Politike

VD-Vettingu në politikë nga SPAK? Kraja: S’jam dakord! Mbingarkohemi shumë…

24 Nëntor 2021, 15:37 Nga DOSJA
VD-Vettingu në politikë nga SPAK? Kraja: S’jam dakord!

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja, pretendon se struktura që ai drejton nuk e merr dot përsipër Vettingun në Politikë. Në fjalën e tij, në Këshillimin për Legjislacionin, Kraja tha se nuk kanë burime të mjaftueshme për të hetuar edhe politikanët, krahas punonjësve të tyre dhe luftës ndaj krimit.


“Nuk jam dakord. Jam drejtues institucioni, e kam diskutuar edhe më të tjerët. Po kthehemi në një strukturë që bëjmë pjesë administrative. Na ka mbingjarkuar dhe kontrolli ndaj prurjeve të reja dhe monitorimit të vazhdueshëm. Ajo që unë thashë është që ne mbingarkohemi me çështje të procedurës administrative. Ne vettojmë 200 punonjës në total, shto edhe familjarë dhe të afërm. E kuptoni se ku shkon besoj? Në Komision, janë dy prokurorë dhe një gjyqtar,”-tha në fjalën e tij Kraja.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben kraja enkelejd alibeaj këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 arben kraja enkelejd alibeaj këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021

Sondazh

Poll