Politike

VD-Avokatja e Popullit: Kam konflikt interesi, s’komentoj Vetingun e politikanëve

24 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
VD-Avokatja e Popullit: Kam konflikt interesi, s’komentoj Vetingun e

TIRANË– Avokatja e Popullit Erinda Ballanca nuk ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për Vetingun e politikanëve. E pranishme në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Ballanca tha se duke qenë se është një nga personat që do të vetohet, nuk mund ta komentojë diçka të tillë. Për Reformën Territoriale, Ballanca tha se duhet riparë harta pasi zonat rurale nuk marrin shërbimin e nevojshëm.


“Unë nuk ka si të komentoj një nismë të tillë duke qenë se jam dhe një nga personat që pritet të vetohen, kam konflikt interesi dhe nuk kam si të komentoj. Por dua t’i kushtoj vëmendje hartës territoriale pasi niveli dhe shërbimi për qytetarët ka pasur përkeqësim. Këtë e ndjejmë nga raportet e monitorimit. Kemi parë se si shërbimi ndaj qytetarëve është përkeqësuar. Nga kjo qasje mendojmë se duhet një reformë e re territoriale për të adresuar nevojat e qytetarëve veçanërisht në qytetet e vogla dhe zonat rurale. Atje është akoma më shumë problem shërbimi ndaj qytetarëve. Me këtë ndarje që kemi aktualisht disa komunitete minoritare janë ndarë. Një ndarje e re territoriale duhet të adresojë dhe këtë çështje,”- tha Ballanca. 

LAJM KRYESOR: Mblidhet Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021

Sondazh

Poll