Politike

VD-“Zyrtarë me të inkrimimuar?” Bardhi pyet Krajën, kreu i SPAK: S’jap emra

24 Nëntor 2021, 15:40 Nga DOSJA
VD-“Zyrtarë me të inkrimimuar?” Bardhi pyet Krajën,

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bsrdhi ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton ndonjë zyrtar të lartë që të ketë pasur kontakte me persona të inkriminuar.

I pranishëm në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislaionit dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Bardhi pyeti kreun e SPAK për këtë rast. Vetë Kraja refuzoi të japë emra duke argumentuar se janë ende nën hetim.


Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Nuk kemi parë rezultate nga puna e Prokurorisë së Posaçme dhe pse të them të drejtën nuk e kam ndjekur nga afër punën tuaj. Ne kemi nisur nga 2017 një proces që lidhet me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A ka procedime penale për gjyqtarë dhe prokuror që kanë shfaqur probleme me pasurinë? Bota e krimit ka kontakte me zyrtarë të lartë publik?

Arben Kraja: Ka pasur disa procedime penale,  ka procedime për gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshëm, por unë për hir të hetimeve nuk mund të jap emra….

Gazment Bardhi: Ju lutem nuk po kërkoj të dhëna konkrete apo emra apo raste të tilla. Duma të dimë, a rezulton që një eksponent i krimit të organizuar të ketë kontakte me një zyrtar të lartë.

Arben Kraja: S’japim emra jo, janë enede nën hetim…

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben kraja gazment bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 arben kraja gazment bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021

Sondazh

Poll